Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 26.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Irena Gjoka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 26.2.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Astrit Shema, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.2.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Shema, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës Parë Administrative, Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Thoma Jano, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.2.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Thoma Jano, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Adnand Xhelili, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.2.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnand Xhelili, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miliana Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.02.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Miliana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 03.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pasi analizoi dokumentacionin në lidhje me dorëheqjen e subjektit, znj. Elona Kana, nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik/praktik në Shkollën e Magjistraturës, dhe i dha mundësinë subjektit për t’u dëgjuar lidhur me kërkesën e dorëheqjes, si një ndër elementët e procesit të rregullt në shqyrtimin e kësaj çështjeje që sjell pasoja të drejtpërdrejta mbi statusin e saj ligjor, në seancën e datës 03.02.2020, vendosi:
- Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, është ndërprerë.
- Të deklarojë humbjen e së drejtës së saj për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.