Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Daniela Shirka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.11.2019, vendosi:
Konfirmimin në deryrë të subjektit të rivlerësimit, Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Kalaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.11.2019, vendosi:
Konfirmimin në deryrë të subjektit të rivlerësimit, Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Brunilda Malo (Orhani), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Sulejman Kurti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Sulejman Kurti, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.11.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Përparim Kulluri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.