Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Maela Alicanaj , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 24.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Elvin Gokaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 24.07.2019,me shumicë votash vendosi:
Pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare të subjektit të rivlerësimit, Elvin Gokaj, prokuror/ drejtues në Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 23.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Olsian Çela , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 17.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Guri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Anila Guri,gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 05.06.2019 dhe më datë 16.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çano , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Petrit Çano, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ardian Ylli , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardian Ylli, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.