Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 16.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elida Kackini , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Elida Kackini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 14.06.2019 dhe më datë 11.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ilir Mustafaj , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ilir Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Agolli , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alfred Agolli, drejtues i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Zeqir Hoda , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.07.2019, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Zeqir Hoda, prokuror në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të përcjell për vlerësim etik dhe profesional pranë organit kompetent dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Valbona Durraj (Seknaj), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Valbona Durraj (Seknaj), kryetare pranë Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 01.07.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Madani , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.07.2019 me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Kavajë.