Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 25.10.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Sonila Muhametaj (Domi), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.10.2019, vendosi:
Konfirmimin në deryrë të subjektit të rivlerësimit, Sonila Muhametaj (Domi), prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.10.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
2. Transferimin e dosjes, që i përket çeshtjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.10.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ndini Tavani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.10.2019, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 27.09.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Haveri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.09.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 13.09.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Gjovalin Përnoca, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.09.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 09.09.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Hysni Vata , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 09.09.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat.