Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Gurali Brahimllari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gurali Brahimllari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Klodiana Veizi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodiana Veizi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Keshi (Cami), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Esmeralda Keshi (Cami), prokurore/drejtuese pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër.
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, një çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Margarita Buhali, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Margarita Buhali, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Manjola Kajana, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Selita, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.06.2019, me shumicë votash vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Selita, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
2. Transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të dosjes që i përket çështjes administrative me palë ndërgjyqëse paditëse shtetasin me inicialet B.V dhe të paditurin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, përfunduar me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 datë 06.02.2019.