Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.06.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ened Nakuçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016 të transferojë pranë organit kompetent për inspektim për shkelje disiplinore, çështjet të cilat rezultuan nga gjetjet në aspektin profesional për subjektin e rivlerësimit.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 29.05.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dhimiter Lara, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 29.05.2019 me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.05.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Roland Jaupaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 28.05.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Roland Jaupaj, ​gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Fier.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.05.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Binaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.05.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Sokol Binaj, ​gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda .

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.05.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Pasho, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.05.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Pasho, ​prokuror /drejtues pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.05.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Shtrungza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.05.2019 me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Shtungza, ​prokuror /drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.