Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore më datë 11.03.2019 dhe 21.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ornela Naqellari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.03.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Pashk Gjaci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Seci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Dritan Seci, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arqile Koça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.03.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Peka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.03.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
2. Transferimin e praktikës së marrëdhënies së punës të z. A. M. me Prokurorinë e Apelit Tiranë, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 27.02.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çeno, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.02.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës.