Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.05.2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Binaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.05.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Sokol Binaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda .