Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.02.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Donika Prela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.01.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 23.01.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Altin Binaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.01.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.01.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 09.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Gjoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.01.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.01.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, më datë 10.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.01.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Muça, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
2. Transferimin e çështjes për kallëzimin penal të kryer nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e vitit 2015, për çështjen e njohur mediatikisht si “Masakra e Çoles”, pranë organit kompetent për t’u marrë parasysh për vlerësimin periodik të subjektit të rivlerësimit.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.01.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Adrian Shega, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.01.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Adrian Shega, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.01.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Zefi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.01.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.