Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.6.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 10.7.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
2. Transferimin për inspektim, pranë organit kompetent të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, përkatësisht:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 03.07.2020

omisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj, bazuar në nenin D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës si dhe në nenet 31,35, 41 dhe 58 të ligjit nr. 84/2016 sot, në datën 3.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 01.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 1.7.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në vijim të analizës së fakteve, provave dhe shpjegimeve të dhëna nga subjekti i rivlerësimit, z. Moisi Duda, pas dërgimit të rezultateve të hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, si dhe shpjegimet e dhëna nga përfaqësuesi i tij ligjor në seancën dëgjimore të zhvilluar në datën 19.6.2020, Komisioni vendosi:
Të rihapë seancën dëgjimore, me qëllim saktësimin e disa çështjeve që kanë mbetur ende të paqarta për Komisionin. Subjekti është i ftuar në seancën tjetër për të dhënë shpjegime personalisht dhe në të njëjtën kohë duke respektuar edhe të drejtën e tij për t’u përfaqësuar me një përfaqësues ligjor, në prezencë ose në mungesë të tij.