Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 03.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Hysen Saliko bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.8.2020, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hysen Saliko, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 03.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Aleks Nikolli, e përcaktuar për t’u mbajtur në datë 30.7.2020 ora 14:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 29.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Altina Nasufi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.7.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Altina Nasufi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.7.2020, vendosi:​
​​​1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë sè rrethit Tiranë.​​
2. Në zbatim te pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen/procedimin penal nr.515, të vitit 2014 pranë organit kompetent për inspektim.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 27.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Blerona Hasa bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 27.7.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Blerona Hasa, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Çupi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 24.7.2019,me shumicë votash, vendosi:
- Pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare të subjektit të rivlerësimit, Artan Çupi, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe, detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.