Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 23.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 22.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj.Valbona Vata bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Njoftim për gjykimin e çështjes në kolegjin e posaçëm të apelimit 18.12.2020

Shpallje e njoftimit për gjykimin e çështjes në seancë publike për subjektin e rivlerësimit z. Astrit Haxhialushi. Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Florjan Kalaja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 15.12.2020

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa “c” dhe nenit 6 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Lista e subjekteve të shortuar më 15.12.2020, është si më poshtë:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 10.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit të subjektit znj.Rilinda Selimi, të parashikuar më 14 dhjetor 2020, ora 9:30, për arsye objektive shtyhet në orën 12:30 në të njëjtën ditë.