Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gani Dizdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.07.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Kostaq Beluri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 12.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kostaq Beluri, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 11.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Adriatik Cama, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 12.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Adriatik Cama prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 28.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Laze , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Luan Kaloçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Luan Kaloçi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Alma Brati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.