Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.06.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.06.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Leka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.06.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 01.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Marçela Shehu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.05.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.05.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Xhaxho, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.05.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Manjola Xhaxho, gjyqtarenë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.05.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.05.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatmir Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.05.2018, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatmir Hoxha, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 03.05.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Altina Xhoxhaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.05.2018, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese.