Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 04/09/2019

Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesues: Luan Daci
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 04/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit nr.179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relator: Sokol Çomo
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj kundër vendimit nr.150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Albana Shtylla
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi kundër vendimit nr.138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.09.2019, ora 11:00, seancën e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Kryesuesi i seancës njoftoi se shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje do të shtyhet për shkak të mosformimit të trupit gjykues, si pasojë e mosprezencës për arsye familjare të njërës prej anëtareve, gjyqtares Natasha Mulaj.
Në përgjigje të kërkesës së palëve për një datë të përshtatshme për seancën e radhës, u caktua data 20.09.2019, ora 10:00, për zhvillimin e kësaj seance.

Njoftim për shtyp i KPA-së 31/07/2019

Ditën e hënë, më datë 16.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesues: Ardian Hajdari