Njoftim për shtyp i KPA-së 19/07/2019
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 27/2018, datë 29.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, vendosi në mënyre unanime:
- Lënien në fuqi të vendimit nr.53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Broci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 18.07.2019.