Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 31/07/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr.61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 31.07.2019

Njoftim për shtyp i KPA-së 26/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.07.2019, ora 13:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

Njoftim për shtyp i KPA-së 26/07/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2018, datë 19.10.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr.46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, gjyqtar, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019

Njoftim për shtyp i KPA-së 26/07/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 30/2018, datë 06.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/07/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 35/2018, datë 23.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24 korrik 2019, ora 13:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.