Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.07.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur, për në pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë dhe caktimi i relatorit për secilin kandidat”.
2. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.07.2019

Rendi i ditës:
1. Diskutim mbi problematikën e krijuar për funksionalitetin e Gjykatës së Lartë.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më datë 19.07.2019”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.07.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e Planit Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë viti 2019-2020”.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin nr.7, datë 21.12.2018 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave””, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.07.2019

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimeve:
1. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Marçela Shehu;
2. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Marçela Shehu;
3. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Marçela Shehu;
4. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidatit z.{...}”, relator Marçela Shehu;
5. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Ilir Toska;
6. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidatit z. {...}”, relator Ilir Toska;
7. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidatit z. {...}”, relator Alban Toro;
8. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Alban Toro;
9. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relator Alban Toro;
10. “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtar të kandidates znj. {...}”, relatore Alban Toro;

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.07.2019

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimeve:
- “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës administrative).
- “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës civile).
- “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës penale).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.07.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve jo-gjyqtarë dhe procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për gjyqtar të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2019”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listave emërore të kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e limitit të karburantit për automjetet në dispozicion të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.