Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.01.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 20.12.2018, 21.12.2018, 27.12.2018, 10.01.2019 dhe 18.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Caktimi dhe publikimi i numrit maksimal të kandidateve magjistratë, profili gjyqtarë, që do të pranohen në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
3. Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 22.01.2019

Rendi i ditës:
1. Mbi shqyrtimin e propozimit të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për fillimin e procesit të krijimit të skemës së delegimit dhe transferimit të përkohshëm.
2. Mbi krijimin e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2019

Rendi i ditës:
1. Mbi miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2. Mbi miratimin e përbërjes së Komisioneve të Përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.01.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i shkresës nr. 41 prot., datë 10.01.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që njofton marrjen e vendimit nr. 05, datë 09.01.2019 nga ana e kësaj gjykate, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj gjyqtarit Roland Hysi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.12.2018

Rendi i ditës:
1. Mbi nisjen e procedurave për emërimin e magjistratëve të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2018.
2. Mbi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të gjykatave për krimet e rënda në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
3. Mbi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Metush Saraçi.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.12.2018

Rendi i ditës:
1. Mbi transferimin e përkohshëm të një gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.
2. Mbi miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të gjykatës.
3. Mbi informacionin e ish Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me situatën aktuale, problematikat dhe propozimet.