Procesverbale të mbledhjeve

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.12.2020

Rendi i ditës:
Për caktimin e gjyqtarit të Skemës së Delegimit z.Erjon Çela, për gjykimin e një çështjeje gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.12.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Administrative të Apelit, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.11.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të datave 24.09.2020, 28.09.2020, 30.09.2020, 01.10.2020, 02.10.2020, 07.10.2020, 09.10.2020, 12.10.2020, 12.10.2020 (ora 14:30), 13.10.2020, 14.10.2020, 15.10.2020, 19.10.2020, 20.10.2020, 21.10.2020, 21.10.2020 (ora 17:00), dhe 26.10.2020.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.11.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.11.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e gjyqtares {...} për dhënie leje të papaguar”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.11.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë (vazhdim i mbledhjes plenare datë 21.10.2020).