Procesverbale të mbledhjeve

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.12.2023

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.12.2023

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i projektvendimeve:
1.1 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Brikena Ukperaj.
1.2 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Marçela Shehu.
1.3 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Dritan Hallunaj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.12.2023

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit, z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}, Komisioni Disiplinor.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rindarjen me short të çështjeve gjyqësore”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”, i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2019", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
7. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2021", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Relacion “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”/ "Për komandimin e gjyqtarit z. {...} në pozicionin këshilltar juridik në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut." 11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të zonjës {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit”. 12. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë” ose “Për mbylljen e procedimit disiplinor nr. 4/2023, të filluar ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë”.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.12.2023

Rendi i ditës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, (relatore znj. Marçela Shehu).- shtyrë nga mbledhja 02.11.2023.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për vijimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relatore znj. Marçela Shehu).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 04.12.2023).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës”/ “Për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dhe Dibër për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në formim fillestar, për ndihmës ligjor, znj. {...}”.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016”.
3. Shqyrtim i projektraportit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2017-2019”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi transferimin e një automjeti (autoveturë), në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 4/2023, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {...} dhe ish-magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.11.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtarit {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022".
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016".
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për shfuqizimin e vendimeve nr. 304, datë 14.02.2013 dhe nr. 354, datë 19.07.2013 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {...}”.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësitë e shërbimit ligjor pranë Gjykatave të Apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e këshilltarit ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.