Procesverbale të mbledhjeve

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.09.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.09.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.09.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 20.07.2020; 23.07.2020; 30.07.2020 dhe 07.08.2020.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.09.2020 (Mbledhja 2)

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 20.07.2020; 23.07.2020; 30.07.2020 dhe 07.08.2020.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.09.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.09.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimeve “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, në lidhje me nevojat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin”; “Për miratimin e listës së gjyqtarëve që do të caktohen për të gjykuar çështje gjyqësore urgjente në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin”.