Vendime

Vendim nr.144 datë 30.04.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Olsi Komici -Kryesues, Valbona Sanxhaktari - Relatore, Roland Ilia-Anëtar)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Elidjana Kasa ,prokurore/drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë

Vendim i KPK-së Nr: 133 datë 03.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Halil Vani, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Me vendimin nr. ***, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 26.02.2019, të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Halil Vani.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Halil Vani, me funksion Kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 132 datë 02.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Bujar Çiçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Me vendimin nr. ***, datë 21.06.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, z. Bujar Çiçi.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Bujar Çiçi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 129 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Me vendimin nr. ***, datë 12.4.2017, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, z. Ylli Dhimitri.


KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: Nr: 128 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Qerimi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Me vendimin nr. ***, datë 03.09.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, z. Petrit Qerimi.

KPK ka vendosur : Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Petrit Qerimi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 131 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fiqirete Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Me vendimin nr. 2, datë 18.01.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 01.01.2018, të gjyqtares Gjykatës së Apelit Tiranë, znj. Fiqirete Mullaj.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Fiqirete Mullaj, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.