Vendim i KPK-së Nr: 133
datë 03.04.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Halil Vani, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Me vendimin nr. ***, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë
mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë
26.02.2019, të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Halil Vani.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Halil Vani, me funksion
Kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pa një vendim përfundimtar të çështjes,
për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.04.2019.