Vendimi Nr: 122 Data e vendimit: 26.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Me vendimin nr. 15, datë 10.02.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të
deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për
pension, më datë 26.09.2017, të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, znj.
Drita Velia.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Drita Velia, me
funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pa një vendim
përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë
i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 15.04.2019.