Vendim i KPK-së Nr: 131 datë 28.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fiqirete Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Me vendimin nr. 2, datë 18.01.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë
mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë
01.01.2018, të gjyqtares Gjykatës së Apelit Tiranë, znj. Fiqirete Mullaj.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Fiqirete Mullaj, me
funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes,
për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.