Vendime

Vendim i KPK-së Nr: 119 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Fejzo Hysi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Me vendimin nr. 39, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 15.02.2019, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z. Fejzo Hysi.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Fejzo Hysi, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 117 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ornela Naqellari, gjyqtare/ kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 08.05.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 116 datë 21.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Pashk Gjaci, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 115 datë 11.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Marsida Xhaferllari, kryeinspektore pranë ish-Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vendim i KPK-së Nr: 114 datë 11.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Dritan Seci, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 113 datë 08.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Arqilea Koça, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.