Vendime

Vendim i KPA Nr. 1/2021 (JD), datë 06.05.2021, me kërkues Tom Dedaj (Juridiksion Disiplinor).

KËRKUES: Tom Dedaj
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë - Prokuroria e Përgjithshme - Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
OBJEKTI:
1. Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj.
2. Kthimin e paditësit Tom Dedaj në detyrën e mëparshme të prokurorit, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
3. Dhënia e pagës paditësit Tom Dedaj nga data 28.01.2019 e në vazhdim.
4. Dhënien e një shpërblimi të drejtë paditësit Tom Dedaj në shumën 30.000.000 (tridhjetë milionë) lekë.
5. Konstatimin e diskriminimit ndaj paditësit Tom Dedaj.
6. Anulimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, për sa i përket certifikimit, dhënies së mandateve si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të anëtarëve Gent Ibrahimi, Tartar Bazaj, Bujar Sheshi, Arben Dollapi, Antoneta Sevdari, Besnik Cani, Gentjan Osmani dhe Nurihan Sehitaj.
7. Anulimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, për sa i përket konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
8. Pezullimin e vazhdimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
9. Pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e paditësit Tom Dedaj deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje.

KPA ka vendosur: Moskalim të çështjes në seancë plenare.

Vendim i KPA-se Nr. 11/2021 (JR) datë 31.03.2021

Subjekti i rivlerësimit Përparim Kulluri.

Vendim i KPA-se Nr. 10/2021 (JR) datë 24.03.2021

Subjekti i rivlerësimit Arben Pasho, përfshirë mendimin paralel dhe mendimin e pakicës;

Vendim i KPA-se Nr. 16/2021 (JR) datë 23.06.2021

Subjekti i rivlerësimit Alketa Nushi (përfshirë mendimin paralel).

Vendim i KPA-se Nr. 9/2021 (JR) datë 23.03.2021

Subjekti i rivlerësimit Bilbil Mete ( përfshirë mendimin e pakicës).

Vendim i KPA-se Nr.8/2021 (JR) datë 09.03.2021

Subjekti i rivlerësimit Idriz Mulkurti.