Rezultatet e Kërkimit

Xhezair Zaganjori

Vendim Nr. 19/2019 i KPA-së datë 26.07.2019 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr. 46 datë 24.07.2018 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z.Xhezair Zaganjori me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Lartë

Ankim i Komisionerit Publik Florian BALLHYSA datë 12.10.2018

Kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori

Vendim i KPK-së Nr: 46 date 24.07.2018

Subjekti i rivlerësimit: Z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Lartë.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 26.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, magjistrat/Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, magjistrat/ Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, gjatë parashtrimeve të konkluzioneve përfundimtare, u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit. Lidhur me interpretimin e nenit D të aneksit të Kushtetutës, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues t’i referohet jurisprudencës së krijuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë vendimmarrjes për çështje të lidhura me pasuritë e subjekteve të rivlerësimit. Komisioneri Publik, në përfundim të parashtrimeve të tij, vlerësoi se subjekti i rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe kërkoi nga trupi gjykues ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 10.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, në parashtrimet e tij për aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, në seancën e datës 25.6.2019, pasi analizoi secilën prej tyre, i parashtroi trupit gjykues faktin se këto akte nuk provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të shqyrtojë dhe të vendosë për të gjitha shkaqet e ankimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.06.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, në parashtrimet e çështjes, njohu trupin gjykues me shkaqet dhe çështjet konkrete të ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke arritur në përfundimin se konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit është mbështetur në arsyetime dhe interpretime të gabuara të dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.10.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 06.08.2018

Në datë 24.7.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sot, më datë 6.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori.

Njoftim për shtyp i KPA-së 26/07/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2018, datë 19.10.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr.46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, gjyqtar, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, palët parashtruan konkluzionet përfundimtare rreth çështjes në gjykim. Komisioneri Publik vlerësoi se edhe pas akteve të reja të shqyrtuara gjatë procesit, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij dhe se parashtrimet e tij mbetën në nivel deklarativ.
Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.
Subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit Publik, duke deklaruar se të gjitha të dhënat, faktet, rrethanat, provat e reja të depozituara prej tij gjatë procesit, i kundërpërgjigjen të gjitha shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik.
Trupi gjykues pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e premte, më 26 korrik 2019, ora 11.00.

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 20.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Xhezair Zaganjori, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 24.07.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.