
Prezantohen gjetjet dhe rekomandimet kryesore mbi respektimin e të drejtave të njeriut gjatë kryesimit të OSBE nga Shqipëria
U prezantuan sot gjetjet dhe rekomandimet kryesore të një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile lidhur me performancën e institucioneve shtetërore shqiptare në respektimin e të drejtave të Njeriut gjatë kryesimit 1-vjeçar të OSBE-së. Vetëvlerësimi erdhi në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders, Instituti për Studime Politike, Birn Shqipëri, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Shërbimi Ligjor Falas, nën kujdesin e rrjetit Civic Solidarity Platform.