109 subjekte ose 15.5% e subjekteve thirrur në Vetting janë dorëhequr nga detyra para ose gjatë zhvillimit të procesit. Komisionet e Vettingut kanë ndërprerë shqyrtimin e çështjes, duke iu ndaluar edhe emërimin për 15 vite në institucionet e sistemit të drejtësisë.
43 subjekte ose 6.1% e tyre sipas vendimit të institucioneve të Vettingut kanë dalë në pension, ndërruar jetë, humbur statusin e magjistratit.
12 magjistratë janë rikthyer në detyrë me vendim të KPA, duke rrëzuar vendimin e KPK për shkarkim nga detyra, prej të cilëve 7 gjyqtarë dhe 5 prokurorë.
29 Gjyqtarë dhe Prokurorë janë shkarkuar nga detyra me vendim të KPA, duke ndryshuar vendimin e KPK për konfirmim në detyrë.
131 subjekte ose 18.7% janë në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK.
Nga Gjykata e Lartë janë thirrur në procesin e Vettingut 16 anëtarë të saj, nga 17 anëtarë që ajo ka në përbërje, pasi 1 subjekti i kishte mbaruar mandati dhe u tërhoq nga pozicioni. Nga Gjykata e Lartë janë vetëm 2 anëtarë të konfirmuar në detyrë, 8 anëtarë janë shkarkuar nga detyra dhe 6 anëtarë janë dorëhequr.