Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 16 SHKURT 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.2.2023 dhe 13.2.2023 (neni 44, pika 2, i Rregullores).
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin””, i ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë, në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”.
6. Projektligji “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011”.
7. Projektvendimi për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”. Raporti 1, Raporti 2.
8. Projektvendimi “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZsë, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
9. Projektvendimi “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal i Seancës Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 1 DHJETOR 2022, TIRANË (Seancë e posaçme).

Rendi i ditës:
Fjala përshëndetëse e Presidentit Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 KORRIK 2023, TIRANË.

Vijimin e mbledhjes për mocionin e 1/10-s së deputetëve, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, me dëgjesën e përfaqësuesit të 15 deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Procesverbal Nr.23 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 29.12.2020, Ora 14.00

Rendi i Ditës :
Paraqitja e Raportit Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Fatjona Memçaj (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhguese e përhershme:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguar në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësuesi me autorizim i Presidentit të Republikës.
2. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Procesverbal Nr.22 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.12.2020, Ora 10.00

Rendi i Ditës:
1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Miratimi i ekspertit për vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant ne Gjykatën Kushtetuese.
3. Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar:
- Altin Binaj
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
- Sonila Bejtja.
5. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
- Sonila Bejtja.
6. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
7. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Fatjona Memçaj (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Erinda Ballanca, Avokat i Popullit.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.

Procesverbal Nr.21 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.12.2020, Ora 13.15

Rendi i Ditës:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
- Zhaklina Peto.
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Ludovik Dodaj (anëtar)
7. Fatjona Memçaj (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhguese e përhershme:
1. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguar në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.