Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2024

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”, relator z. Ridvan Hado.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 13, datë 18.01.2019 të KLGJ-së “Mbi ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të përhershme”, i ndryshuar”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e verifikimit të kancelarit në detyrë dhe kandidatëve për në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për ndihmës ligjorë, të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...} dhe znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përbërjen e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 302, datë 05.06.2023 “Për ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, relatore znj. Fatmira Luli.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2023-2024”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit të procedimit disiplinor nr. 1/2021, të filluar ndaj magjistrates znj. {...}, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor, relator z. Ilir Rusi.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {...} në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës për vlerësimin” Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve për vitin 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Irena Plaku.
13. Shqyrtim i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lire të shpallur me vendimin nr. 11, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 05.10.2023, 11.10.2023, 12.10.2023, 18.10.2023, 19.10.2023, 24.10.2023, 26.10.2023, 02.11.2023, 03.11.2023, 08.11.2023, 14.11.2023, 15.11.2023, 21.11.2023, 30.11.2023. 15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.12.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit vjetor, viti 2024, për sistemin gjyqësor”, i përgatitur nga Departamenti i Programimit dhe Administrimit të Buxhetit.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.12.2023

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit, z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë. 2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e fondeve buxhetore shtesë në shpenzime korrente, në buxhetin e vitit 2023, për sistemin gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit/ Departamenti i Programimit dhe Administrimit të Buxhetit. 3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.13, datë 18.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Mbi ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të përhershme”, i ndryshuar”.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.12.2023

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.12.2023

Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i projektvendimeve:
1.1 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Brikena Ukperaj.
1.2 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Marçela Shehu.
1.3 Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Dritan Hallunaj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.12.2023

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit, z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}, Komisioni Disiplinor.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rindarjen me short të çështjeve gjyqësore”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”, i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2019", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
7. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2021", i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Relacion “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”/ "Për komandimin e gjyqtarit z. {...} në pozicionin këshilltar juridik në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut." 11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të zonjës {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit”. 12. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë” ose “Për mbylljen e procedimit disiplinor nr. 4/2023, të filluar ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë”.