Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.02.2024
Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e
kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj
magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit
vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër
vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e
hetimit ndaj një gjyqtari, viti 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm (relatore
znj. Irena Plaku).
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.
499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).2
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.
499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për
pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë
21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
(relator z. Klodian Kurushi).
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për
pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë
21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
(relator z. Klodian Kurushi).
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për
pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë
21.11.2022, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
(relator z. Klodian Kurushi).
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës
dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në
pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
9. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e
kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj
magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës
dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në
pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme
nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).