Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.
LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 13 PRILL 2023, TIRANË.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës
plenare të datës 30.03.2023 (neni 44, pika 2 e
Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin
nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat
kombëtare”, i ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe
shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediet
audiovizive në Republikën e Shqipërisë””, i
ndryshuar”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e
marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së
Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW
Frankfurt am Main (KfW) e Fondit Shqiptar të
Zhvillimit (FSHZH), (agjencia e zbatimit të
projektit), për projektin “Zhvillimi i integruar
rajonal”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e
marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të
Zi për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin
Buna/Bojana.
7. Projektvendimi “Për miratimin e fondit
për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet
për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023 (në
mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe nenit
88, pika 1 e ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.