Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.12.2023
Rendi i ditës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, i përgatitur
nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, (relatore znj.
Marçela Shehu).- shtyrë nga mbledhja 02.11.2023.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të
relatorit për vijimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit z.
{...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relatore znj. Marçela Shehu).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve
vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e
apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit
financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”,
i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. (shtyrë
nga mbledhja plenare e datës 04.12.2023).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e
kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë
Shkollës së Magjistraturës”/ “Për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u
komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e
përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të
shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dhe Dibër për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme
nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme
nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës.