Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 495, datë 28.12.2021.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 494, datë 23.12.2021.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Selami Zalli, me detyrë ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 605, datë 23.12.2021

Për caktimin e gjyqtarëve të skemës së delegimit Z. Engert Pëllumbi dhe Z. Florjan Kalaja, për gjykimin e disa çështjeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit

Vendim i KLGJ-së Nr. 606, datë 23.12.2021

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KPK nr. 493, datë 22.12.2021

Subjekti i rivlerësimit: Z. Kliton Spahiu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Kliton Spahiu, pa një vendim përfundimtar, për shkak se ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KPK-së nr. 492, datë 21.12.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlqim Miri, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KPK ka vendosur:Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.