Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27 Shkurt 2020
Këshilli i Lartë Gjyqësor, sot më datë 27.02.2020, zhvilloi seancën dëgjimore me 3 kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, të cilët kandidojnë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, civile dhe penale.
Vendimi i sotëm mundësoi që bazuar në një procedurë dhe kritere të qarta e transparente, të arrihej një vlerësim objektiv për përzgjedhjen e kandidatëve profesionistë, me integritet dhe të denjë për sistemin e drejtësisë shqiptare.