Njoftim për shtyp i IKP-së datë 24.10.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i
ankimit kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë
për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën
Administrative të Apelit, Tiranë.
2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm