Njoftim për shtyp i IKP-së datë 13.09.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i
ankimit kundër vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë
për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë, Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Medja.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.