Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.07.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi
gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Osmani, prokuror në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht anëtar i Këshillit të
Lartë të Prokurorisë.
Komisioneri Publik, në parashtrimet e çështjes, njohu trupin gjykues me shkaqet dhe çështjet
konkrete të ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përfshirë rekomandimin
e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).