Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.04.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i
ankimit kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë
për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Komisioneri Publik, në qëndrimin e tij rreth disa akteve noteriale, të paraqitura rishtazi nga
subjekti i rivlerësimit, u shpreh se ato nuk kanë fuqi provuese, pasi nuk janë marrë në zbatim të
procedurës së parashikuar në Kodin e Procedurës Civile, për administrimin e thënieve të
dëshmitarëve. Komisioneri Publik parashtroi po ashtu se disa akte noteriale të paraqitura, para
trupës gjykuese, nga subjekti i rivlerësimit, janë legalizuar në Shqipëri në kundërshtim me ligjin
nr. 7829, datë 1.6.1994 “ Për Noterinë”, pasi thëniet e dëshmitarëve janë marrë jashtë territorit të
Shqipërisë.