Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 05.06.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës gjyqësore, subjekti i rivlerësimit paraqiti akte të reja shkresore, të cilat me kërkesë të saj, u depozituan si prova me vendim të ndërmjetëm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.05.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 02.05.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit paraqitën konkluzionet përfundimtare.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 26.04.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës gjyqësore, subjekti i rivlerësimit kërkoi nga trupa gjykuese të mos përfshijë në hetim dy denoncime të publikut dhe të administrojë në cilësinë e provës dokumente të reja, të depozituara në seancë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 19.04.2019

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Dritan Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 18.04.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 2. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.