Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.06.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i
ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë
për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjatë seancës gjyqësore, trupi gjykues rrëzoi kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të përcaktuar
nivelin e provueshmërisë së të gjitha akteve të depozituara, në këndvështrim të neneve 32/2 dhe
52/2 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Republikën e Shqipërisë”.