Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.11.2018
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua
ankimi i paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të
Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në
Gjykatën e Lartë.
Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu trupën gjykuese me shkaqet e ankimit të
vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik nuk ka
kryer një hetim të plotë, për të vendosur se subjekti i rivlerësimit ka krijuar një nivel të
besueshëm në kriterin e pasurisë.