Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.10.2018
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë
Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i
Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një
nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.