Njoftim për shtyp i IKP-së datë 26.07.2018
Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi
pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për
subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i
Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel
të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.