Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.02.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 27.12.2019; 30.12.2019; 09.01.2020; 14.01.2020; 21.01.2020; 29.01.2020; 30.01.2020; dhe 06.02.2020.
2. Shqyrtimi i 6 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për 6 pozicione të lira përkatësisht: 3 në fushën e të drejtës administrative; 3 në fushën e të drejtës civile.
3. Shqyrtimi i 5 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 5 pozicione të lira.
4. Shqyrtimi i 5 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 5 pozicione të lira.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kushtet, kriteret dhe procedurën e komandimit”.
8. Shqyrtimi i projektvendimeve.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.02.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve për emërim në Gjykatën e Lartë, për kandidatin z. {...} dhe përjashtimin e tij nga procedurat e mëtejshme të kandidimit për pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr.108, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.26, datë 16.01.2020.
3. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Lartë (e cila shtohet gjatë shqyrtimit të kësaj pike).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.02.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit në shpenzime kapitale për sistemin gjyqësor, për vitin 2020”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për nxjerrjen nga përdorimi të aseteve në pronësi të disa gjykatave” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndryshimin e pjesshëm dhe korrigjimin e gabimit në shkrim të Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 30, datë 21.01.2020, “Për caktim gjyqtari, në një çështje gjyqësore të veçantë, në Gjykatën e Apelit Gjirokastër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e përkohshëm si Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të magjistrates znj. Marsela Pepi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.02.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 16.01.2020 dhe 23.01.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit në shpenzime kapitale për sistemin gjyqësor, për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për daljen nga përdorimi të aseteve në pronësi të disa gjykatave”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5.Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në detyrë të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e gjyqtares {...} në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit "Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën janar-mars 2020", i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Udhëzues për plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ushtrimin e të drejtës së rekursit ndaj vendimit nr. 262 datë 23.12.2019, të Gjykatës Administrative të Apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për korrigjimin e gabimit në shkrim në Vendimin nr. 30, datë 21.01.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.