Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.01.2020

Rendi i ditës:
Ceremonia e betimit të gjyqtarëve të emëruar më datë 09.01.2020.
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 06.12.2019, 10.12.2019, 16.12.2019, 18.12.2019, 19.12.2019, 20.12.2019 dhe 24.12.2019.
3. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me caktimin në pozicion të të diplomuarve në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 09.01.2020, të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për korrigjimin e gabimit në shkrim në vendimin nr. 31, datë 23.01.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për kancelar, për këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe për ndihmës ligjor në gjykatat e apelit”.
2. Caktimi dhe publikimi i numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, që do të pranohen në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e znj. {…} për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistrates në Gjykatën e Lartë” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit {…} dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj.{…}” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për z. {…}, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Durrës, z. {…}” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Opinion “Mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Mbi propozimin e Komisionit të Disiplinor
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe transferimin e gjyqtares znj. {…}”.
12. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për gjyqtarët e gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të caktuar në çështje të veçanta në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
2. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.01.2020

Rendi i ditës:
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarëve për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, në lidhje me nevojat e Gjykatës së Apelit Korçë”.
3. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 09.01.2020”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me emërimin gjyqtarë të diplomuarve për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit lidhur me kërkesën e gjyqtarit {...} për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.